Politike

Miratohet projektligji: Ndalohet hyrja apo qëndrimi në Shqipëri i personave të rrezikshëm

21 Tetor 2020, 17:48 Nga DOSJA
Miratohet projektligji: Ndalohet hyrja apo qëndrimi në Shqipëri i

TIRANE– Ditën e sotme u mblodh Komisioni i ligjeve, i cili shqyrtoi nen për nen projektligjin për azilin në Republikën e Shqipërisë me anë të së cilit synohet të bëhen ndryshime që do të sigurojnë një kornizë ligjore sipas standarteve evropiane për të gjithë azilkërkuesit.

Ky projektligj parashikon ndalimin e hyrjes apo qendrimit në shtetin tonë për të gjithë personat që cënojnë sigurinë në shtetin tonë. Relatorja Elena Xhina, sqaroi në komision arsyet pse janë bërë ndryshime te neni që i ndalon hyrjen dhe qendrimin në vendin tonë personave të dënuar. Sipas deputetes, do duhet të qartësohet se nuk bëhet fjalë për personat që cënojnë sigurinë publike por personat që cënojnë sigurinë e shtetit shqiptar.

Te Neni 11, pika 3b, ndryshimi është propozuar për faktin se, nëse do ta lexoni me kujdes dispozitën nuk bëhet fjalë për vepra që cënojnë rendin dhe sigurinë publike, por bëhet fjalë për vepra që cënojnë rendin dhe sigurinë në Republikën e Shqipërisë. Pra, nëse do ta shohim me kujdes si vazhdon fjalia nuk bëhet fjalë fare për vepra që cënojnë rendin dhe sigurinë publike pasi kemi dhe vepra që janë zhurma në mjedis, kemi vepra pafund, ndërsa kur flasim për vepra që cënojnë rendin dhe sigurinë e Republikës së Shqipërisë, janë vepra të rënda. Fakti që është hequr ai “minimum 7 vjet” ishte për faktin se kishte vepra që dënoheshin 10 vite e lart, për këto lloj krimesh. Do ta kemi parasysh te komisioni i sigurisë që të gjejmë titullin që i përkojnë kreut të kodit penal që mos kemi probleme të tilla, që të qartësojmë që bëhet fjalë për cënimin e sigurisë së shtetit dhe jo sigurisë publike”, shprehet relatorja e projektligjit Elena Xhina.

Ndër të tjera në krahasim me ligjin ekzistues janë parashikuar  afatet për shqyrtimin e kërkesës nga struktura përgjegjëse në ministrinë përkatëse për çështjet e azilit dhe refugjatët që, si rregull, zgjasin 6 (gjashtë) muaj nga data e paraqitjes sëkërkesës, rastet e zgjatjes së afatit të cilat bëhen për një periudhë shtesë prej 3 (tre) muajsh, si dhe është përcaktuar afati maksimal kohor për përfundimin e shqyrtimit të kërkesës që është 21 (njëzet e një) muaj nga paraqitja e tij.

Pas pyetjeve, sygjerimeve dhe komenteve të ndryshme, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Njoftimi nga KUVENDI: 

21 tetor 2020

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në drejtimin e kryetarit z.Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, në mbledhjen virtuale të radhës shqyrtoi projektligjin “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”. Projekt-akti ishte miratuar më herët në parim dhe në mbledhjen e sotme u vijua me shqyrtimin nen për nen dhe në tërësi të tij. Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin: z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, z. Sokol Sheti, Drejtor i Drejtorisë së Azilit dhe z. Fatmir Shehu, Drejtor i Drejtorisë Juridike në MB, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të komisionit. Relatorja Elena Xhina parashtroi në nisje të mbledhjes se është punuar me iniciuesit e projekt-aktit lidhur me disa problematika që ishin në fushën e përgjegjësisë së komisionit dhe është arritur një dakordësi për ri-formulimin e neneve të veçanta. Pas pyetjeve, sygjerimeve dhe komenteve të ndryshme, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë. Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës elektronike të komunikimit, “Cisco Webex”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike azil në republikën e shqipërisë komisioni i ligjeve azil në republikën e shqipërisë komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll