Politike

Çmim për Klodiana Lalën, Basha: BE qartësisht ka dhënë mesazhin, investigimi të çojë pas hekurave ekzekutorët e krimit

21 Tetor 2020, 19:49 Nga DOSJA
Çmim për Klodiana Lalën, Basha: BE qartësisht ka

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas çmimit që Bashkimi Europian i dha sot gazetares Klodiana Lala, si gazetarja më e mirë.

Në një postim në ‘Twitter’ Basha shkruan se çmimi për Lalën është një dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur dhe se atë sipas tij e ka pranuar e gjithë bota. Ai shton më tej se BE ka dhënë mesazhin që drejtësia sipas tij duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017.

‘Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votive”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron. Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.’- shkruan Basha në Twitter.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klodiana lala lulzim basha klodiana lala lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 21 Tetor 2020, 19:35

GJEORGJI– Deputetja socialiste, Elona Gjebrea do të jetë në cilësinë e Koordinatores Speciale të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgj...