Politike

“Hip se të vrava, zbrit se të vrava”/ Veliaj tregon ‘pengun’ e tij të vetëm për shembjen e Teatrit Kombëta

21 Tetor 2020, 21:06 Nga DOSJA
“Hip se të vrava, zbrit se të vrava”/ Veliaj tregon

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se sa i përket prishjes së Teatrit Kombëtar ka vetëm një pishman; humbjen e kohës. Në një intervistë për emisionin “Aktualitet”, Veliaj tha se i vjen keq që tre vite i harxhoi duke bindur njerëz vetëm për të qenë rehat me veten.

Kush merret me aktivitet publik në Shqipëri, ka marrë parasysh që një pjesë e çmimit është përfolja dhe përgojimi. Është tipike e vendeve në zhvillim. Kur merret me këtë punë, njeriu e kupton që do përballet me sasi balte dhe pështymë. Nuk kam asnjë pishman për Teatrin, madje brenda këtij viti me shpresë do të mbyllim të gjithë procedurat për të filluar themelet. Tre vitet e tjera i harxhova me disa njerëz që më shumë për të qenë rehat me veten, por kisha një parandjenjë që kishin një axhendë politike dhe do përfundonin kandidatë për deputetë. Kjo është e vetmja keqardhje që duhet ta kisha bërë më shpejt atë vendimmarrje. Kjo punë është hip se të vrava, zbrit se të vrava,”– tha Veliaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj prishja e teatrit kombetar erion veliaj prishja e teatrit kombetar

Sondazh

Poll

Politike 21 Tetor 2020, 19:35

GJEORGJI– Deputetja socialiste, Elona Gjebrea do të jetë në cilësinë e Koordinatores Speciale të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgj...