Politike

Zotimi i fortë i Rudina Hajdarit: Do ndryshojmë sistemin e kalbur politik, do denoncojmë skandalet e qeverisë

18 Prill 2019, 09:11 Nga DOSJA
Zotimi i fortë i Rudina Hajdarit: Do ndryshojmë sistemin e kalbur

TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar të deputetëve të rinj të Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari është zotuar sot në foltore se grupi i ri i PD do të ndryshojë sistemin politik dhe do të mbështesë punën për Reformën Zgjedhore. Hajdari tha se grupi i ri është kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

Do përfaqësojmë demokratët që duan të përfaqësohen nga ne në parlament. Do denoncojmë skandalet e qeverisë, do prezantojmë një alternativë për Shqipërinë e të nesërmes. E para Reforma Zgjedhore, dhe ndryshimin e sistemit. Do përpiqemi që ta ndryshojmë sistemin tonë të kalbur politik, dhe kakistokracisë. Na duhet një sistem politik më i denjë. Do mbështesim Reformën Zgjedhore. Ky grup parlamentar është kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Ato sollën degradimin e cilësisë së institucioneve. Do gjejmë çdo lloj mënyre dhe formule të përshtatshme, nga deputetë që janë të zgjedhur nga populli dhe kryetarët e tyre. Jemi të hapur për diskutim publik. Do shohim kush është sistemi më i pasur. Kjo është kauza jonë e vetme.

Ditën e sotme, janë zyrtarizuar në Kuvend dy grupet e reja parlamentare të PD dhe LSI. Në krye të grupit të PD është vendosur Rudina Hajdari, ndërsa në krye të LSI-së është Nimet Musai. Musai i shtriu dorën e bashkëpunimit mazhorancës socialiste, ndërkohë që nga 23 deputetë, vetëm 14 janë bërë pjesë e grupeve parlamentare.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grupet e reja parlamentare opozita e re rudina hajdari seanca plenare 18 prill 2019 grupet e reja parlamentare opozita e re rudina hajdari seanca plenare 18 prill 2019

Sondazh

Poll