Politike

Gratë naftëtare të Ballshit e refuzuan, Rama u bën presion, sërish mesazh: Pa ndaluar greva, s’nis dot asnjë bashkëpuni

21 Tetor 2020, 15:58 Nga DOSJA
Gratë naftëtare të Ballshit e refuzuan, Rama u bën presion,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij pas refuzimit të punëtoreve të rafinerisë së Ballëshit për të dalë nga greva e urisë. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Rama është shprehur se pa ndaljen e grevës nuk mund të nisë asnjë bashkëbisedim qeveri-punëtorë, ndaj u bën edhe njëherë thirrje që të ndërpresin nismën e tyre dhe të ulen bashkë për të diskutuar.

Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht,”-shkruan Rama. 

Sot kryeministri Edi Rama u ka bërë dy herë thirrje naftëtarëve që të dalin nga greva për të biseduar por gratë që punojnë në rafinerinë e Ballshit nuk kanë pranuar. Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, gratë greviste kërkojnë që fillimisht tu kalohen pagat dhe më pas të negociojnë me kryeministrin Rama. 

Çfarë kërkojnë naftëtarët?

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 24 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 7 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greva e naftetareve naftetaret i bejne thirrje rames greva e naftetareve naftetaret i bejne thirrje rames

Sondazh

Poll

Politike 21 Tetor 2020, 14:42

GREQI– Kryetari i Komitetit Parlamentar të Bashkimit Evropian, Manolis K. Kefalogiannis, ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shqi...

Politike 21 Tetor 2020, 13:50

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama sërish ka përmendur presidentin e vendit gjatë aktivitetit që zhvilloi ditën e sotme në Elbasan. Rama u shpreh se Meta ka marrë t...