Batutat e Ramës nga Elbasani: Balla ka dashur që të bëhet anëtar partie që i vogël, fton edhe demokratët në PS
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka ftuar edhe demokratët që s’janë vlerësuar apo ata që nuk kanë gjetur hapësirë në PD, që të behën pjesë e Partisë Socialiste. Kjo deklaratë u tha ditën e sotme nga Elbasani aty ku po prezantonte platformën ‘Deputeti që duam’.
Shefi i qeverisë ka bërë dhe batuta me Taulant Ballën ku tha se ai ka dashur që i vogël të ishte anëtar partie, dhe e njëjta gjë nuk kishte ndodhur me atë dhe me ministren Evis Kushi.
“Ftesa jonë është e hapur për të gjithë, nuk themi vetëm anëtarët mund të kandidojnë dhe të shprehin interesin, gjithkush mundet. Edhe demokratë në zemër, mendje demokratë që mund të kenë qenë me PD për vite të tëra dhe kanë arsye që ta shohin veten pranë nesh, janë të mirëpritur. Unë se kam menduar kurrë që do bëhesha anëtar partie, Evisi gjithashtu, s’po them për Taulantin se ai ka dashur që i vogël të jenë anëtar partie. Ne jemi të ndryshëm në këtë familje. Janë ata që kanë hyrë me forumin dhe ata si unë që kanë ardhur nga një tjetër rrugë. PS është ide, dogmë dhe jo një kazermë. Është një familje që nëse do merresh me politikë je më i respektuar se askund tjetër”, theksoi Rama.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rama quan Bashën ‘dezhurn’: Në vend të liderit është një zëvendësuses, një bosh. PD ka të njëjtët njerëz, nuk k
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer epitetet për kryedemokratin Lulzim Bashën në aktivitetin ‘Deputeti që duam’ i mbajtur ditën e sotme në Elbasan.‘...
Rama: Kur PD merr në dorë çelësat e bën shtëpinë rrëmujë, kur i ka PS në shtëpi vendoset rregull
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, për të prezantuar platformën ‘Deputeti që duam’ i bëri thirrje të r...
Rama tregon momentin kur i ka kërkuar Evis Kushit të ishte pjesë e PS-së: Ishte e shokuar dhe refuzuese, mu desh jo pak duri
TIRANE– Gjatë aktivitetit ‘Deputeti që duam’ i zhvilluar nga Partia Socialiste në Elbasan, kryeministri Edi Rama rikujtoi momentin kur i kërkoi mini...
‘Deputeti që duam’/ Rama flet nga inceneratori i Elbasanit: PD-ja merr çelësat dhe bën rrëmujë gjithçka, ne vijmë dh
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën ‘Deputeti që duam’ edhe për të rinjtë e Elbasanit, që duan të bëhen pjesë e Partisë Socialiste. Nga pika...
Nikos Dendias mbështet minoritarët/ Ministri grek jep premtimin: Herën tjetër do të vizitoj fshatin ku linda
TIRANË- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizitoi ditën e djeshme Tiranën, pas takimit që ka bërë me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cak...
“Edi Rama është i mbaruar”/ Basha bën parashikimin dhe paralajmëron biznesmenët: Opozita do të fitojë thellë, kujdes
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike iu ka bërë thirrje të gjithë biznesmenëve që kanë në plan të marrin tendera nga qeveria, të bëjnë kujdes. Gjatë një bashk...
“Nëse zgjedhjet do të ishin të dielën, PS do të fitonte”/ Basha komenton deklaratën e Ramës: Kemi 2 vite që i kërko
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha paraditen e sotme se “nëse zgjedhjet do të zhvillo...
Basha: Gjendja e inceneratorit të Elbasanit i ngjan një burgu mafioz
TIRANE– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se ka informacione nga brenda ambienteve të inceneratorit të Fierit, ku siç tha ai, situata i përngjan një gjendje...