Politike

Takimi i Ramës në inceneratorin e Elbasanit, Paloka: Simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja të prezantonte të ardhmen e r

21 Tetor 2020, 15:17 Nga DOSJA
Takimi i Ramës në inceneratorin e Elbasanit, Paloka: Simbolikë

TIRANE– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat u shpreh se dalja e kryeministrit Edi Rama nga inceneratori në Elbasan është një mesazh për SPAK.

Ai tha para gazetarëve se Rama u përpoq të lante duart duke i thënë publikut, edhe atyre që kanë vënë firmat për inceneratorët, se janë ata përgjegjësit.

”Ndërkohë dalja në inceneratorin e Elbasanit është sinjal i qartë për SPAK, për drejtëisnë iu thotë “Pas inceneratorëve jam unë dhe ju mos guxoni të hetoni!” Kaq është i gjithë qëllimi i Ramës sot, daljes së tij në Elbasan ka qenë që t’i thotë drejtësisë të mos guxoni të merreni me këtë çështje sepse inceneratorët janë të mitë dhe po u morët problemet do të jenë tuajat.’- u shpreh Paloka.

PRONONCIMI PËR GAZETARËT I NËNKRYETARIT TË PD, EDI PALOKA

Pyetje: Z.Rama prezantoi platformën “Deputeti që duam” nga inceneratori i Elbasanit. Keni një koment?

Edi Paloka: Në fakt ky qejfliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot. Ka vite që Partinë Socialiste e ka kthyer jo vetëm në organizatë kriminale por edhe në kosh plehrash. Pasi ka përzënë nga Partia Socialiste gjithë figurat intelektuale dhe të ndershme, e dimë të gjithë që ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Dhe thash, simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja të prezantonte të ardhmen e rilindjes në një vendgrumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte. Në fakt halli i Ramës ka qenë tjetër dhe është shumë më i madh se kjo që thash unë. Halli i tij është që paniku që e ka zënë lidhur me hetimin e inceneratorëve. Sot paradite u përpoq të lante duart duke iu thënë edhe publikut, edhe atyre që kanë vënë firmat për inceneratorët, jeni ju përgjegjësit. Para gazetarëve, ju e dëgjuat që tha “Unë nuk kam punë me procedurat. Ato i bëjnë të tjerët. unë shoh vetëm rezultatin.” Ndërkohë dalja në inceneratorin e Elbasanit është sinjal i qartë për SPAK, për drejtëisnë iu thotë “Pas inceneratorëve jam unë dhe ju mos guxoni të hetoni!” Kaq është i gjithë qëllimi i Ramës sot, daljes së tij në Elbasan ka qenë që t’i thotë drejtësisë të mos guxoni të merreni me këtë çështje sepse inceneratorët janë të mitë dhe po u morët problemet do të jenë tuajat.” Kaq është e gjitha! Megjithatë thash, simbolikë më të gjetur nuk mund të kishte për Ramën.

Pyetje: Z.Rama nga Elbasani deklaroi se kjo është opozita më mizerabël që prej 1991. Keni një koment?

Edi Paloka: Po, e deklaroi në vendgrumbullimin e plehrave. Shumë mirë bëri. faleminderit.

Kryeminstri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, aty ku u mbajt aktiviteti ‘Deputeti që duam’ i zhvilluar në ambientet e grumbullimit të plehrave, prej nga i bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e PS.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama ne elbasan edi paloka edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll

Politike 21 Tetor 2020, 14:42

GREQI– Kryetari i Komitetit Parlamentar të Bashkimit Evropian, Manolis K. Kefalogiannis, ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shqi...

Politike 21 Tetor 2020, 13:50

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama sërish ka përmendur presidentin e vendit gjatë aktivitetit që zhvilloi ditën e sotme në Elbasan. Rama u shpreh se Meta ka marrë t...