Politike

Synon miliardat e BE-së, Shqipëria s’ka asgjë gati/ Rama: Është ende herët, të ngremë skuadrën speciale fillimisht

21 Tetor 2020, 09:53 Nga DOSJA
Synon miliardat e BE-së, Shqipëria s’ka asgjë gati/ Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se çështja e përgatitjes së Shqipërisë për të përfituar nga fondet e BE-së, është ende pa u nisur. Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se janë 28 miliardë të dedikuara dhe se Shqipëria duhet të ngrejë fillimisht një skuadër për tu marrë me këtë gjë, e më pas të flasë për pjesën që do të marrë.

Është herët për të folur për këtë sepse duhet të ngremë skuadrën speciale që duhet të merret me këtë plan. Pastaj sigurisht do të fillojmë me planet tona. Janë 28 miliardë të dedikuara, 9 miliardë grantë, nga të cilat 1 miliardë janë në dispozicion si garanci sovrane për 20 miliardë të tjerë që janë kredi. Është një projekt historic për ne, dhe do të bëjmë çmos që ta shfrytëzojmë,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne konference 21 tetor 2020 edi rama rama ne konference 21 tetor 2020

Sondazh

Poll