Aktualitet

Akuza për faturat e hotelit nga “Fusha”/ Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Arbjan Maznikut: Nuk ka vepër penale

21 Tetor 2020, 11:35 Nga DOSJA
Akuza për faturat e hotelit nga “Fusha”/ Gjykata e Tiranës

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj nën-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili u kallëzua penalisht nga “Aleanca për Mbrojten e Teatrit”, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas gjyqtarit Sokol Tona, çështja është pushuar me argumentin se nuk ekziston vepra penale.

Ndërkohë, përfaqësues të mbrojtjes dhe Aleanca për Teatrin kanë kërkuar që çështja t’i kalonte për kompetencë SPAK. Pavarësisht këtyre pretendimeve, vendimi i gjykatës ishte për pushimin e kësaj çështje. Sakaq, për këtë vendim Aleanca u shpreh se jo vetëm që do të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit por do ta vazhdojnë betejën në Gjykatën e Posaçme Anti korrupsion.

Në vitin 2019 Aleanca për Teatrin, depozitoi një kallëzim penal me pretendimin se ishte bërë një pagesë në një hotel luksoz, “Alma Barcelonë” me shifrën e 1800 eurove në Barcelonë, nga kompania Fusha shpk, për nënkryetarin Arbjan Mazniku. Ky i fundit kishte qëndruar 2 ditë në hotelin luksoz. Vetë numri dy i  bashkisë Tiranë, në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, pranoi se kishte fjetur në hotelin luksoz në Barcelonë dhe tha se kishte paguar Fusha. Ndërsa bashkia në emër të tij u shpreh se nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte një dhuratë personale, duke harruar që ka një ligj për dhuratat.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbjan mazniku skandali me faturen e maznikut arbjan mazniku skandali me faturen e maznikut

Sondazh

Poll