Aktualitet

Vettingu në Polici/ Del para KJV, Besim Shabani, zv/drejtori i PLSH-ve me probleme me pasurinë, justifikimi para komisionit: M

21 Tetor 2020, 10:07 Nga DOSJA
Vettingu në Polici/ Del para KJV, Besim Shabani, zv/drejtori i PLSH-ve me

TIRANË- Ka dalë sot para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, përgjegjës për Vettingun e drejtuesve të Policisë së Shtetit, Besim Shabani, zv/drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore (PLSH) dhe familjeve të tyre në Gardën e Republikës. Dosja.al ka ndjekur seancën dëgjimore për Shabanin, i cili ka deklaruar si pasuri, një shtëpi me sipërfaqe 71.3 m2 e blerë edhe me një shumë 20 mijë dollarë, dhuruar nga vëllai i tij që jeton në Amerikë. Por kjo pasuri për Komisionin, nuk është provuar ligjërisht. Sipas KJV, Shabani nuk ka deklaruar as disa përfitime në interesa bankare. Menjëherë është justifikuar Shabani, i cili tha se nuk kishte qëllim që t’i fshihte të dhënat por nuk ka pasur dijeni si plotësohet formulari. Sakaq, Shabani ka rezultuar i pastër si figurë dhe nga ana profesionale.

DISKUTIMET NË SEANCËN DËGJIMORE: 

KJV: Nuk arriti Shabani të na provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait me 20 mijë dollarë. Por do vlerësohet kjo në fund. Shabani duhet të plotësonte saktësisht çdo të dhënë dhe informacion për pasuri e llogari bankare. Nderkohë rezulton që nje llogari bakare e mbyllur, para se të plotësonte deklaratën e të dilte në Vetting se ka raportuar. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë. Të cilat si ka treguar. Në 2007 ka hapur një llogari bankare 20 mijë dollarë. Automjetin e deklaruar saktë dhe e ka blere me të ardhura të ligjshme.

Besim Shabani: Nuk kisha qëllim ti fshihja. Por s’kisha njohuri si plotësohej formulari. Kisha vetëm 30 dite kohe. Isha i zënë me punë. Zyra e financës së Gardës ishte e zënë. C’të bëja. Po e vërtetë, por janë leket e vëllait tim. Si mbajta në shtëpi se kisha frikë. Kur erdhi vëllai nga Amerika i tërhoqa ia dhashë.

KJV: Për figurën kemi kryer kontrollin tonë dhe nga përgjigjet e marra na rezulton se s’ka asnjë denoncim nga publiku. Formulari figurës i plotësuar saktë. I përshtatshëm për të vazhduar detyren. S’ka kontakt me krimin. Kurse për anën profesionale ai ka shkollë formuese akademia Skënderbej dikur. Ndër vite shumë trajnime. Arsimi e niveli i tij në përputhje me ligjin. Edhe urdhri psikologut i ka bërë interviste dhe rezulton se s’ka asnjë problem psiqik. Ka qëndrueshmëri dhe e i aftë për punë. Nga viti 2007 ska asnjë masë disiplinore ndaj tij. Në 2010 ka marrë një masë falenderuese e vlerësuese. Gradat ndër vite deri te ajo e kolonelit i ka marrë në mënyre te ligjshme. Shabani ka qenë korrekt në komunikim me Vettingun dhe është përgjigjur në kohë. Gruaja e Shabanit është mësuese prej 1999-ës deri në 2018-ën kur ka depozituar deklaratën. Janë të dhëna të sakta.

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor të vitit të shkuar me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHÇBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. “Sitën” e Vettingut e kaloi kryepolici Ardi Veliu. Lista që do të kalojë në ‘lupë’ përbëhet nga 43 emra. Në dallim nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

(J.V:F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besim shabani vettingu ne polici besim shabani vettingu ne polici

Sondazh

Poll