Aktualitet

FOTOT/ Pamja e tyre s’është si në video, këta janë dy të rinjtë që u arrestuan për atentatin ndaj biznesmenit Andon D

21 Tetor 2020, 11:35 Nga DOSJA
FOTOT/ Pamja e tyre s’është si në video, këta

TIRANË– Janë publikuar fotot e dy të rinjëve që tentuan të vrasin biznezmenin Andon Dhima natën 15 tetorit në orën 22:00.

Dosja.al ka siguruar foton e 45-vjeçarit Grid Leno, lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman.

Po ashtu është bërë publike dhe fotoja e 35-vjeçarit Albin Hoxhës , lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.

Grid Lenon, 45 vjeç, Albin Hoxha, 35 vjeç,  Maringlen Matohiti, 30 vjeç, dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi dyshohen se kanë tentuar të vrasin biznesmenin Andon Dhima, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 15 tetorit, ora 22:09 minuta. 4 të rinjtë, rezultojnë të skeduar më herët nga Policia e Shtetit, pasi janë të dënuar brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me armë, trafik droge, plagosje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit, tek dera e ashensorit, ku dy persona shihet se hynë pas tij dhe menjëherë u larguan. Pas kësaj në media nisën të qarkullonin disa pista se kush mund të ishin porositësit e këtij atentati por megjithatë nuk ishte asgjë e konfirmuar. Dosja.al ka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një iskenim. Megjithatë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë?

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin hoxhës  atentati ndaj andon dhimes glenis leno albin hoxhës  atentati ndaj andon dhimes glenis leno

Sondazh

Poll