Aktualitet

I vjedhin celularin dhe e vënë në përdorim, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (DETAJET)

21 Tetor 2020, 10:51 Nga DOSJA
I vjedhin celularin dhe e vënë në përdorim, arrestohet

TIRANË– Një 31- vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi i ka vjedhur një celular shtetases M.K ku më pas e ka vënë në përdorim. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtetasi E. P, i cili akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasin E. P., 31 vjeç, pasi ka fshehur, ka tjetërsuar dhe ka vënë në përdorim një aparat celular që i përkiste shtetases M. K., edhe pse kishte dijeni se një person i njohur ia kishte vjedhur kësaj shtetaseje”. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjecari ne tirane arrestohet 31-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll