Aktualitet

Kapen me 26,5 kg drogë dhe me 75 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali. Si ra policia në gjurmët e tyre

21 Tetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Kapen me 26,5 kg drogë dhe me 75 mijë euro, arrestohen dy

ITALI- Dy shqiptar dhe një italian janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane pasi këto të fundit kanë kapur një me sasi të mëdha kokaine dhe para ‘cash’. Mësohet se policia gjatë operacionit ka sekuestruar 26.5 kg kokainë e pastër, 75,000 euro të siguruara nga aktiviteti i paligjshëm, peshore dhe dokumente false. Sipas mediave të huaja policia ka bërë të ditur se vlera e drogës mund të shkonte deri në 3 milion euro.

Si u kapën shqiptarët?

Policia italiane zhvilloi një kontroll në shtëpinë e 23-vjeçarit shqiptar ku iu gjetën 40 mijë euro ‘cash’.  Më pas policia nisi të hetonte për origjinën e këtyre parave duke arritur të bjerë në gjurmët grupit të trafikantëve, të cilët po bëheshin gati të largoheshin nga shtëpia, pasi ishin paralajmëruar për kontrollin nga policia.

“Unë hyra gabimisht”, kështu e justifikoi veten shqiptari tjetër, i cili u gjet në shtëpi.

Policët zbuluan në shtëpinë e tyre një karrocë të fshehur pas një vendi në dhomën e gjumit, me 26.5 kg kokainë. Të arrestuarit të cilët ndodhen në paraburgim priten të dalin para gjykatës për të marrë vendimin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptaret ne itali arrestohen dy shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll