Aktualitet

Arrestimi i 4 autorëve të atentatit të dështuar, biznesmeni Andon Dhima: Përshëndes Policinë e Shtetit, falenderoj mediat

21 Tetor 2020, 10:02 Nga DOSJA
Arrestimi i 4 autorëve të atentatit të dështuar, biznesmeni

TIRANË– Andon Dhima ka reaguar pas arrestimit të autorëve që tentuan ta vrasin. N ënjë postim që ka bërë në rrjetet sociale biznesmeni ka përshëndetur policinë ku sipas tij bënë të mundur në mënyrë të shpejt kapjen e të rinjëve. Po ashtu ai ka falenderuar edhe mediat të cilat sipas tij e besuan për deklaratat e atentatit. Ndër të tjera ai ka shtuar se deklaratave që ka dhënë do u qëndroj deri në fund sakaq shton se pret zbarrdhjen e plotë të ngjarjes.

Postimi i Plotë: 

Te dashur miq, sot ne megjes nga edicionet e lajmeve mesova kapjen e 4 personave te dyshuar si autore te atentatit te deshtuar ndaj meje. Pershendes policine e shtetit per veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes, ne menyre te vecante efektivat e komisariatit nr. 2 dhe prokuroren e ceshtjes. Inkurajoj institucionet ligjzbatuese ti shkojne deri ne fund tentakulave te krimit dhe mos ndalen perpara asnje presioni apo shantazhi te drejtuesve te caktuar mediatike te lidhur me krimin. Nje falenderim per mediat qe besuan te verteten dhe ata qe e fshehen ate dhe gjeten dhe alibi se atentat te deshtuar nuk kishte. Une i qendroj te gjitha deklarimeve te meparshme ne lidhje me kete ngjarje dhe pres zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdheruesit.

Grid Lenon, 45 vjeç, Albin Hoxha, 35 vjeç,  Maringlen Matohiti, 30 vjeç, dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi dyshohen se kanë tentuar të vrasin biznesmenin Andon Dhima, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 15 tetorit, ora 22:09 minuta. 4 të rinjtë, rezultojnë të skeduar më herët nga Policia e Shtetit, pasi janë të dënuar brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me armë, trafik droge, plagosje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon dhima atentati ndaj andon dhimes andon dhima atentati ndaj andon dhimes

Sondazh

Poll