Aktualitet

Pandemia e Covid-19/ Zbardhet rregullorja e Universiteteve, vetëm një hyrje dhe dalje, 14 ditë mësim online nëse një mësu

21 Tetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Pandemia e Covid-19/ Zbardhet rregullorja e Universiteteve, vetëm një

TIRANË- Universiteti i Tiranës ka miratuar rregulloren që do të zbatohet që prej datës 2 nëntor, dita kur do të nis dhe viti i ri akademik. Sipas rregullores në rast se një student rezulton me COVID19, e gjithë klasa do të vazhdojë mësimin online për 14 ditë.

Sipas rregullores, Universiteti i Tiranës ka vendosur që në 4 javët e para në Nëntorit, vitet e para do bëjnë mësim ne auditore, ndërkohë që për vitet më të larta do të ketë një alternim midis mësimit online dhe mësimit në auditore. Për zgjedhjen e mësimit do flitet me pedagogë të lëndës, dhe do të vendoset për mënyrën sesi ai do të kryhet.

Ndërkohë në vendimin që ka marrë Universiteti i Tiranës thuhet se administrata duhet të kujdeset që të gjithë studentët të jenë të pajisur me masat parandaluese për Covid-19.

Lexo të plotë dokumentin këtu

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi universiteti i tiranes koronavirusi ne shqiperi universiteti i tiranes

Sondazh

Poll