Aktualitet

Aksident me vdekje, dhunë dhe vjedhje/ Arrestohen 7 persona në Tiranë

21 Tetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Aksident me vdekje, dhunë dhe vjedhje/ Arrestohen 7 persona në

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë personi me iniciale K. N 24 vjeç, i cili ka aksidentuar për vdekje 77-vjeçaren me iniciale V.Z. Po kështu nga policia janë arrestuar A. Xh., 47 vjeç, E. P., 31 vjeç,V. G., 38 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, A. C., 31 vjeç, dhe M. M., 18 vjeçe.

Njoftimi i Policisë: 

I riu me inicialet K. N., 24 vjeç, ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmoret”, duke drejtuar mjetin motor pa lejen përkatëse, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V. Z., 77 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 38 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Musarai”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta tezen e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 47 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe i ka kundërshtuar ata me dhunë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasin E. P., 31 vjeç, pasi ka fshehur, ka tjetërsuar dhe ka vënë në përdorim një aparat celular që i përkiste shtetases M. K., edhe pse kishte dijeni se një person i njohur ia kishte vjedhur kësaj shtetaseje. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: V. G., 38 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; M. M., 18 vjeçe, pasi në Kamzë, në rrugën “Donald Trump”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 persona në tiranë arrestohen 7 persona në tiranë

Sondazh

Poll