Art&Argëtim

“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”, së shpejti në Teatrin Eksperimental

11 Shkurt 2019, 16:22 Nga DOSJA
“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”, së shpejti

Është kandiduar për çmimin ‘Lorenc Olivier’ si vepra më e mirë dramatike për produksionin e Londrës dhe produksioni i Broduejit i vitit 1998 u kandidua për 6 çmime Toni, duke fituar 4 prej tyre.

Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat dhe të nënës së saj manipuluese, Meg. Ndërhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat çojnë në fundin e pashmangshëm tragjik të pjesës.

“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane ” është një kritikë ndaj nacionalizmit irlandez, i cili është toksik dhe anti-modern, ndërkohë që tregon nevojën urgjente për një identitet, që nuk është vetëm modern, por edhe irlandez. Ndërsa prioritetet e autorit Mekdonah sillen te krijimi i komedisë së zezë, fakti që vepra është bërë kaq e famshme tregon vendin voluminoz, që zë ajo në një diskutim më të gjerë mbi luftën për të gjetur një truall të mesëm midis nacionalizmit, që qëndron larg realitetit, dhe modernitetit të zbrazët kulturalisht. Ndërsa Mekdonah nuk e drejton gishtin mbi ndonjë lloj shprese apo zgjidhjeje në vepër, cikli zemërthyes i traumës mes personazheve në Linejn paraqet një kritikë kulturale të rëndë dhe të sinqertë.

Shfaqja vjen për shikuesit në Teatrin Eksperimental në datat 14, 15 dhe 16 shkurt nën regjinë e Kiço Londo, duke sjellë në skenë aktorët Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture #mbreteresha e bukurise nga leenane #teatri eksperimental #kico londo #mbreteresha e bukurise nga leenane #teatri eksperimental #kico londo

Sondazh

Poll