Art&Argëtim

Dua Lipa, shqiptarja e parë që fiton dy çmime ‘Grammy’: Jam dëshmia e gjallë që mund t’ja dilni

11 Shkurt 2019, 06:36 Nga DOSJA
Dua Lipa, shqiptarja e parë që fiton dy çmime

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka fituar dy çmime të rëndësishme në “Grammy Awards”.

Dua fitoi çmimet ” Best News Artist” dhe “Best Dance Recording ” me HIT-in e saj ” Electricity “,në bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson duke u bërë shqiptarja e parë që fiton “Grammy”. 

Në fjalën e saj pasi mori çmimet Dua tha se ishte shumë mirënjohëse pasi ‘rrëmbeu’ dy nga 4 çmimet më të rëndësishme të natës.

Këngëtarja shqiptare më tej deklaroi se ka shumë femra të cilat janë rritur në karierrë, madje marrin edhe çmime të rëndësishme. 

Në fjalimin e saj në skenë Dua dha edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që ngurrojë të ndjekin ëndrrat e tyre. 

“Për këdo që nuk e ka kuptuar se sa i veçantë është dua t’ju them se nuk ka rëndësi se ku jeni ose në çfarë besoni, kurrë mos lini dikë që t’ju rrëmbejë ëndrrat tuaja! Sepse ju e meritoni. Unë jam dëshmi e gjallë që mund të bëni çfarëdo që të vendosni mendjen tuaj. Faleminderit shumë,”-tha Dua.

[sgallery url=”https://dosja.al/dua-lipa-shqiptarja-e-pare-qe-fiton-dy-cmime-grammy/”]

Para se ajo të merrte çmimin e saj të parë Dua mori çmimin e artistes së re më të mirë, Dua performoi një duet me këngëtaren dhe kitaristen St Vincent.

Për më shumë detaje lidhur me ndarjen e çmimeve “Grammy” dhe momente pikante nga mbrëmja pikante. (Lexo këtu)

Burimi: BBC 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ‘grammy awards" ‘grammy awards"

Sondazh

Poll