Art&Argëtim

Performanca e J.Lo në homazh të Motown nuk u prit mirë nga të gjithë

11 Shkurt 2019, 11:47 Nga DOSJA
Performanca e J.Lo në homazh të Motown nuk u prit mirë nga

Grammy – Jennifer Lopez performoi  mbrëmjen e djeshme në skenën e Grammy një sërë hitesh nga “Motown” , në nder të këtij grupi legjendar, por performanca e saj nuk u prit mirë nga disa shikues, të cilët mendonin se në homazhet e bëra duhet të ishte i pranishëm një këngëtar me ngjyrë. Nuk kanë munguar as ironitë apo fyerjet ndaj Jennifer.

Kanë qenë të shumtë reagimet e tyre në rrjetet sociale. Të gjithë sugjeruan se Beyonce, Gladys Knight ose Jennifer Hudson do të ishin të duhurit në performancën e saj.

” Një numër i mirë këngëtarësh me ngjyrë ishin të ulur në Grammys dhe vendosët që Jennifer Lopez të performonte në nder të Motown gjatë Muajit të Historisë së Zezë.” – shkruan njëri prej ndjekësve .

 

K.H/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz #grammy #jenniferlopez #motown #grammy #jenniferlopez #motown

Sondazh

Poll