Art&Argëtim

Triumfi i Dua Lipës në Grammy, jehonë reagimesh në Shqipëri dhe Kosovë (mesazhet)

11 Shkurt 2019, 13:32 Nga DOSJA

Dua Lipa ishte këngëtarja që fitoi dy çmime të merituar në ceremoninë e çmimeve Grammy, si  ‘Artistja më e mirë’ dhe ‘Best Dancing Record’. Dua Lipa është e para këngëtare shqiptare, e cila fiton dy çmime Grammy.

Mbrëmjen e të dielës ceremonia e çmimeve prestigjioze të muzikës, Grammy, ishte kryefjala në mediat ndërkombëtare, sigurisht që edhe në vendin tonë ceremonia është e tillë, por këtë edicion pjesëmarrja e këngëtareve shqiptare të cilat performojnë në skenat ndërkombëtare ishte një moment i paharrueshëm.

Për të gjithë shqiptarët, lajmi i parë i bukur është mësuar. Dua Lipa kryesoi gjatë kësaj mbrëmjeje, pasi ajo fitoi çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance” dhe çmimin  “Artistja më e mirë e re”, në të cilën ishtë nominuar edhe një këngëtare tjetër shqiptare, Bebe Rexha.

Në këtë moment të rëndësishëm sigurisht që nuk do të mungonin as urimet nga personazhe të njohur nëmuzikë e politikën e dy vendeve.

Gjithë krenarinë që ndjen personazhet shqiptarë e shprehën në këtë mënyrë.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në profilin e tij në Facebook, ka uruar dhe përgëzuar Dua Lipën për fitoren e merituar, duke e quajtur atë ‘superyll botëror’.

Urimi i parë nga Kosova erdhi nga vetë presidenti Hashim Thaçi, i cili në Twitter e uroi këngëtaren për fitoren e saj.

Një mesazh urimi nuk mungoi as nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook uroi Duan për fitoren në Grammy.

 

Këngëtari i njohur Capital T, gjithashtu postoi një foto të Dua Lipës, duke e uruar kështu për fitoren.

Këngëtari Gashi bëri një urim special për Dua-n, duke e falenderuar që na përfaqësoi në Grammy:’ Ajo na bëri të dukshëm në hartë. Urime!” -shkruan këngëtari në urimin e tij.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll