Art&Argëtim

Grammy Awards/ Nga shakaja e Cardi B te ‘thumbimi’ i Dua Lipës, çfarë ndodhi dje në Los Angeles

11 Shkurt 2019, 08:26 Nga DOSJA

Yjet më të mëdhenj të muzikës u ngjitën në skenë në natën magjike të “Grammy Awards” mbrëmjen e djeshme. Artistet femra dominuan gjatë ceremonisë, madje disa prej tyre hynë në histori.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Los Angeles?

Fituesit kryesorë

Kacey Musgraves fitoi katër çmime, duke përfshirë edhe çmimet “Best Country Album” dhe “Golden Hour”.  Cardi B u bë e para femër që fiton çmimin  “Albumi më i mirë për rep”.  H.E.R. fitoi dy çmime.

Childish Gambino me “This is America”, fitoi katër çmime, duke përfshirë çmimin “Kënga e Vitit”.

Ariana Grande fitoi Grammy-n e parë , Best Pop Vocals për këngën “Sweetener”.

Dua Lipa fitoi dy çmime “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording”.

Lady Gaga me “Joanne” rrëmbeu çmimin “Best Pop Solo Performance” ndërsa me këngën “Shallow” (ft Bradly Cooper) fitoi çmimin “Best Pop Duo”.

Kendrick Lamar, Jay Rock, Future & James Blake me “King’s Dead” fituan çmimin “ Best Rap Performance”. Drake me “God’s Plan” fitoi çmimin “Best Rap Song”. Arctic Monkeys me “Tranquility Base Hotel & Casino”, fituan çmimin “Best Alternative Music Album”.

Leon Bridges, “Bet Ain’t Worth the Hand” fitoi “​Best Traditional R&B Performance”.

Jennifer Lopez performoi në skenë këngët e saj “The Best Things in Life Are Free,” “Do You Love Me” and “Please Mr. Postman.” Ajo po ashtu performoi në skenë me Alicia Keys dhe Ne-Yo.

Cardi B hyri në histori me Grammy-n e saj të parë.

Cardi B hyri në histori duke u bërë gruaja e parë solo që fotoi një Grammy për “ Albumin më të Mirë Rap” me debutimin e saj “Invasion of Privacy.”

“Më vjen keq…por unë vetëm… oh jam shumë keq me nervat, ndoshta duhet të filloj duhanin,”,  bëri shaka ajo gjatë fjalimit të saj.

Dua Lipa ‘thumbon’ presidentin e Grammy Awards. 

Pasi u ngjit në skenë për fjalimin e saj Dua Lipa thumboi presidentin e Grammy. Një vit më parë presidenti i Grammy deklaroi se femrat duhet të rriten profesionalisht dhe të ‘rrëmbejnë’ çmime.

“Dua të filloj është duke thënë se sa e nderuar jam që gjendem këtu së bashku me shumë artiste të mëdha femra sepse mendoj se këtë vit jemi rritur me të vërtetë”, tha Dua Lipa.

J.V/K.H/Dosja.al

Momente nga Grammy Awards:

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz cardi b shakaja dua lipa thumbimi grammy awards çmimet cardi b shakaja dua lipa thumbimi grammy awards çmimet

Sondazh

Poll