Art&Argëtim

‘Stuhi’ nëpër portale për tradhtinë e të dashurës, Rezart Veleshnja i përgënjeshtron të gjitha: Më vodhën Instagr

10 Shkurt 2019, 22:46 Nga DOSJA
‘Stuhi’ nëpër portale për tradhtinë e të

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka publikuar disa video ne Instastory ku tregon se i kishin hakuar Instagramin ditën e sotme.

Aktori bëri xhiron e të gjitha portaleve për të ndarjen nga e dashura e tij, Lorena Murati.

Ajo që beri më shumë përshtypje ishte mënyra se si Veleshnja me anë të postimeve në Instastory e ofendoi vajzën që deri para pak kohësh thoshte se e shikonte si gruan e jetës.

Ai e akuzoi se e kishte tradhëtuar me 4 persona të tjerë. Mirëpo vetëm para pak orësh aktori ka publikuar disa postime të tjera në Instastory ku kërkon falje për postimet e mëparshme dhe tregon se i kishin hakuar adresën e tij të Instagramit.

“Dua të falenderoj personin që bëri të mundur rikthimin e Instagramit tim. Dua t’ju kërkoj falje për gjithë situatën e ndodhur. Unë s’kam pasur te bëj fare me rrjetet sociale sot. Kam qenë në një udhëtim prej 13 orësh. Tani sa mora vesh që paska ndodh një rrëmujë dhe nuk e di kush janë këta dashakeqas, por nëse i gje u kam lënë Allahun dhe policinë,” thotë Rezarti.

Ai vijon më tej duke u shprehur se mediat ja kanë bërë këtë vetëm për disa klikimë më tepër, dhe thotë që do të përballet në Prokurori me njerëzit që ja kanë bërë këtë gjë.

Por si qëndron e vërteta e kësaj historie?

Ajo që të tërheq vëmendjen në të gjithë këtë histori është fakti se si në postimet e para ku ofendonte të dashurën dhe e akuzonte për tradhëti, dhe në përgënjeshtrimin e sotëm, humoristi kishte veshur të njëjtën këmishë dhe fotot dhe videot janë bërë në të njëjtin ambient ku sipas aktorit është aeroporti i Washingtonit.

Për më tepër, aktori ka publikuar me emra dhe mbiemra bisedat ku miqtë e tij e ngushëllonin për tradhëtinë dhe i ofronin mbështëtjen e tyre. Ta ketë bërë edhe këtë hakuesi?!

Në postimet e bëra momentet e fundit, Rezarti i kërkoi falje publikut për këto lajme, akuzoi mediat se ja bënë këtë gje për klikime, por në asnjë moment nuk kërkoi falje për fjalët që i drejtonte të dashurës së tij, duke e lënë sërish në mjegull atë që ka ndodhur.

Pa harruar se Lorena, e dashura e humoristit ka mbyllur adresën e saj në Instagram dhe në cdo rrjet tjetër social.

Historia e sotme e Veleshnjës nuk dihet ende nëse është thjesht një “lojë” e tij për portalet, apo “ndarja” është bërë në nerva e sipër dhe aktori është penduar që e ka bërë publike. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë në rrengun e radhës. Deri atëherë, shijoni ‘përallën’ e kësaj të diele.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz lorena murati ndarja e ciftit rezart veleshnja lorena murati ndarja e ciftit rezart veleshnja

Sondazh

Poll