Aktualitet

Rëndohet gjendja e grave greviste në Ballsh/ Rama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva që të flasim, halli nuk zgjidhet me

21 Tetor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Rëndohet gjendja e grave greviste në Ballsh/ Rama thirrje

BALLSH– Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje naftëtarëve që të dalin nga greva e urisë dhe të ulen në tryezë me të për të folur për problemet e tyre. Rama është shprehur se hallin që kanë naftëtarëve nuk e ka shkaktuar qeveria dhe se kjo gjë nuk zgjidhet me presione dhe ultimatume. Në një reagim të dytë për ta, kreu i qeverisë u kërkoi që “kusuret” e problemeve me kompanitë private mos t’ja faturojnë qeverisë.

Menjëherë pas thirrjes së Ramës ka ardhur dhe reagimi i naftëtarve të cilët kanë theksuar se nga ai presin zgjidhje për situatën dhe jo postime në Twitter. Po ashtu, duke iu referuar postimit në Twitter të kreut të qeverisë, ata shprehen se nuk kanë bërë asnjë herë presion dhe as nuk kanë kërkuar asgjë që ai nuk mund ta zgjidhë.

Pak më parë Dosja.al mësoi se gjendja e naftëtarve të cilat prej 7 ditësh kanë dalë në grevë urie për të kërkuar pagat është përkeqësuar. Ata janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga greva deri sa të marrin një përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyra sakaq i kanë bërë thirrje Ramës, që t’i jap zgjidhje sa më parë situatës në të cilën ndodhen.

Kjo nuk është thirrja e parë që Rama iu bën grave naftëtare. Pak ditë më parë Rama i ftoi sërish në dialog. Ndërkohë gratë naftëtare, janë të prera për të vijuar grevën e urisë.

Çfarë kërkojnë naftëtarët?

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 24 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 7 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftetaret i bejne thirrje rames greva e naftetareve naftetaret i bejne thirrje rames

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2020, 07:53

Si po braktiset sistemi shëndetësor në Shqipëri

TIARANË– Një tjetër problem që u evidentua gjatë pandemisë, ishte mungesa e stafit mjekësor. Me pagën më të ulët në rajon, mjekët shqiptarë kanë gjet...