Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në Fushë-Krujë, arrestohet 20-vjeçarja, akuzat që rëndojnë mbi të

21 Tetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në Fushë-Krujë,

FUSHË-KRUJË/ Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçaren me iniciale A.Sh,  e cila 2 ditë më parë aksidentoi për vdekje një 60-vjeçar në Fushë-Krujë. Mësohet se viktima është 60-vjeçari me iniciale Z.D.

Mbi vajzën e re rëndojnë veprat penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidenti”. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasen A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, pasi më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 20-vjeçarja arrestohet 20-vjeçarja

Sondazh

Poll