Aktualitet

Ja kush është Anëtari i Agimit të Artë që vrau shqiptarin në Korfuz

21 Tetor 2020, 06:47 Nga DOSJA

GREQI- Petrit Zifle është shqiptari i cili u vra nga një antarë i Agimit të Artë në nëntor të vitit 2018 në Korfuz. Petriti i cili jetonte dhe punonte në fshatin Lefkimmi të Korfuzit u gjet i vrarë në një kanal me dy të shtëna armësh. Më 30 nëntor, Policia e Korfuzit arrestoi autotin e ngjarjes një 44-vjeçar, i cili ka pranuar krimin dhe është lënë në parapurgim me këkesë të prokurorit dhe hetuesit.

Shkurtin e kaluar çështja e Petritit shkoi në gjykatë ku nga zbardhja e çështjes gjykata zbuloi se sherri me antarin grek të Agimit të Artë, kishte nisur në një lokal lagje për një diskutim rreth emigrantëve. Sidoqoftë Gjykata Penale e dënoi vrasësin me burgim të përjetshëm pasi kishte vrarë me dashje. Prokuroria e Korfuzit e konsideroi vrasjen me natyre “nacionaliste” dhe rraciste, së bashku me motive të tjera personale.

Sipas mediave fqinje autori i ngjarjes ishte edhe antarë i Agimit të Artë, madje në zgjedhjet e fundit ne Lefkimmi ai ishte përfaqësuesi elektoral. Burri mbante edhe një tatuazh me një simbol të ekstremit të djathë, si dhe ka qenë mbështetës i aktiviteteve lokale të partisë.

“Agimi i Artë” është shpallur para disa ditëve organizatë kriminale nga Gjykata e Apelit të Athinës, për krimet që anëtarët e saj kanë kryer. Mes të dënuarëve janë edhe 18 ish-deputetë të parlamentit grek

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agimi i arte petrit zifle shqiptari qe u vra nga antari i agimit te arte agimi i arte petrit zifle shqiptari qe u vra nga antari i agimit te arte

Sondazh

Poll