Aktualitet

SKEDA/ Kush janë autorët e atentatit ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të rinjtë të dënuar për plagosje e trafik droge në

21 Tetor 2020, 07:22 Nga DOSJA
SKEDA/ Kush janë autorët e atentatit ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4

TIRANË- Janë kapur autorët që tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima. Dosja.al mëson se policia ditën e sotme ka arrestuar 45- vjeçarin Grid Lenon,  lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman.

Albin Hoxhën, 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë. Po ashtu policia ka vënë në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e atentatit. Mësohet se në tentativën për vrasjen e biznezmenit morën pjesë edhe Maringlen Matohiti, 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë si dhe Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. 

Policia në kuadër të operacionit ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjetin me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Disa ditë më parë biznezmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit. pas kësaj në media nisën të qarkullonin disa pista se kush mund të ishin porozitësit e këtij atentati por megjithatë nuk ishte asgje e konfirmua. Dosja.al ka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një skenim. Megjitahtë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë.

(A.K./ F.G/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin hoxha enea hoxha maringlen matohiti albin hoxha enea hoxha maringlen matohiti

Sondazh

Poll