Aktualitet

Devijuan barrierën e autostradës për karburantin e ‘mikut’/ Në pranga edhe dy zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, në kë

21 Tetor 2020, 07:57 Nga DOSJA
Devijuan barrierën e autostradës për karburantin e

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar  sot edhe 2 zyrtarë të tjerë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët janë Rezart Arkaxhiu, 36 vjeç dhe Astrit Zenelaj, 56 vjeç, inxhinier në ARRSH. Mësohet se mbi 2 personat e arrestuar rëndon vepra penale “shpërdorim i detyrës”, pas hetimit që zbuloi sesi zyrtarët e ARRSH-së, devijuan barrierën ndarëse në autostradë për të favorizuar një karburant në aksin Plepa-Kavajë. Ndërkohë mësohet se ditën e djeshme janë arrestuar Xhevat Vataksi, 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” dhe Afërdita Basha, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

 Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Një karburant në aksin rrugor “Plepa-Kavajë” ka sjellë prangosjen e nëntë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka zbuluar detaje nga hetimet duke bërë me dije se gjithçka ka nisur nga aksidentet që ndodhnin në kilometrin 3 të aksit nacional, zonë ku edhe ndodhet pika e karburantit. Të gjithë akuzohen për ‘shpërdorim të detyrës’ dhe ‘dhënie të ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’. Sipas hetimeve, karburanti i ndërtuar është shpronësuar me 200 milion lekë të vjetra pasi objekti ishte futur në planimetrinë e zgjerimit të rrugës. Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni i karburanteve Mustafa Koka, i cili nuk është arritur të gendet nga policia. Mustafa Koka, është ndërtuesi i një karburanti në rrugën kombëtare që lidh zonën e Plepave me Kavajën.

(J.V:F.G/Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita basha arrestohen zyrtarët e arrsh-së në durrës xhevat vataksi aferdita basha arrestohen zyrtarët e arrsh-së në durrës xhevat vataksi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2020, 07:53

Si po braktiset sistemi shëndetësor në Shqipëri

TIARANË– Një tjetër problem që u evidentua gjatë pandemisë, ishte mungesa e stafit mjekësor. Me pagën më të ulët në rajon, mjekët shqiptarë kanë gjet...