Aktualitet

Rëndohet gjendja e grave greviste në Ballsh, thirrje Ramës: Do sakrifikojmë deri në fund, jepi zgjidhje sa më parë!

21 Tetor 2020, 07:55 Nga DOSJA
Rëndohet gjendja e grave greviste në Ballsh, thirrje Ramës: Do

BALLSH- Gjendja e naftëtarëve të cilat prej 7 ditësh kanë dalë në grevë urie po përkeqësohet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gratë janë shprehur se nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri sa t’u plotësohen kërkesat. Ato po ashtu i kanë bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë që kësaj situata t’i jap zgjidhje sa më parë.

“Nuk dorëzohemi asnjëherë sa të bëjmë atë kauzën tonë sa të marrim rrogat dhe të kthehemi në punë. Jemi shumë të lodhura, kemi pasur nevojë edhe për ndihmën e mjekëve, i kemi marrë në telefon”,- tha njëra prej grave.

“E rënduar dhe në siklet të madh ndjehem, por e kam thënë dhe do ta them se do qëndroj deri në fund sa të marrim rrogat. Unë do bëj sakrificë deri në fund. Deri tani asnjë gjë, i lutemi kryeministrit t’i japë zgjidhje sa më parë”,- shprehet një tjetër një tjetër.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve greva e naftetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2020, 07:53

Si po braktiset sistemi shëndetësor në Shqipëri

TIARANË– Një tjetër problem që u evidentua gjatë pandemisë, ishte mungesa e stafit mjekësor. Me pagën më të ulët në rajon, mjekët shqiptarë kanë gjet...