Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, arrestohen 4 të rinjtë e skeduar për disa ngjarje, u veshën me maska sili

21 Tetor 2020, 06:57 Nga DOSJA
Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, arrestohen 4 të

TIRANËGrid Lenon, 45 vjeç, Albin Hoxha, 35 vjeç,  Maringlen Matohiti, 30 vjeç, dhe Enea Hoxha, 26 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi dyshohen se kanë tentuar të vrasin biznesmenin Andon Dhima, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 15 tetorit, ora 22:09 minuta. 4 të rinjtë, rezultojnë të skeduar më herët nga Policia e Shtetit, pasi janë të dënuar brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me armë, trafik droge, plagosje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Dosja.al ka siguruar foton e Albin Hoxhës dhe Grid Lenos, të cilët sipas policisë janë autorët kryesor që tentuan të vrasin biznesmenin.

Në pamjet e shpërndara nga Policia pas finalizimit të operacionit “Stuhia” ku u prangosën 4 të rinjtë, shihet se është gjetur edhe arma e zjarrit, tip pistoletë, me të cilën, sipas uniformave blu, ata do të vrisnin biznesmenin 51-vjeçar, Andon Dhima. Po ashtu është gjetur edhe automjeti me të cilin u larguan, maskat silikoni për të mos u identifikuar, rroba policie dhe jelekë me mbishkrimin RENEA, fishekë, pranga e municione.

Dosja në ngarkim të tyre i ka kaluar Prokurorisë Tiranë, ku ata akuzohen për  veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit, tek dera e ashensorit, ku dy persona shihet se hynë pas tij dhe menjëherë u larguan. Pas kësaj në media nisën të qarkullonin disa pista se kush mund të ishin porositësit e këtij atentati por megjithatë nuk ishte asgjë e konfirmuar. Dosja.al ka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një iskenim. Megjithatë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë?

(A.K;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin hoxha andon dhima arrestohen 4 persona ne tirane atentati ndaj andon dhimes enea hoxha grid lenon maringlen matohiti albin hoxha andon dhima arrestohen 4 persona ne tirane atentati ndaj andon dhimes enea hoxha grid lenon maringlen matohiti

Sondazh

Poll