Aktualitet

Protesta kundër Dendias/ Genc Sejko jep lajmin: Vëllai u lirua bashkë me të tjerët. A mund të na thoni pse u ndalua?

21 Tetor 2020, 06:35 Nga DOSJA
Protesta kundër Dendias/ Genc Sejko jep lajmin: Vëllai u lirua

TIRANË- Genc Sejko nëpërmjet një postimi në Facebook ka dhënë lajmin se vëllai i tij, pas shoqërimit në polici është lënë i lirë. Sejko është ende i paqartë për arsyen e shoqërimit të vëllait të tij në komisariat.

“Vëllai u lirua! (U liruan të gjithë të ndaluarit). Ju falenderoj të gjithëve për interesimin. A mund të më thoni se përse u ndalua?”, shkruan Genc Sejko, ndërkohë ka publikuar edhe pamje nga protesta e djeshme para Ministrisë së Jashtme.

Një ditë më parë para Ministrisë së Jashtme, PDIU së bashku me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje protestuan kundër vizitës së Nikos Dendiasit në Tiranë. Gjatë protestës u proceduan 18 persona, mes tyre  Boiken Abazi, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, si dhe u shoqërua vëllai i Genc Sejkos.  Protesta nisi që para se Dendias të mbërrinte në zyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, dhe protestuesit u përplasën me policinë, e cila në zbatim të aktit normativ që ndalon grumbullimet masive, tentoi të shpërndante turmën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sekjo nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme shoqerohet vellai i genc sejkos genc sekjo nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme shoqerohet vellai i genc sejkos

Sondazh

Poll