Aktualitet

Diell dhe rritje temperaturash/ Sot nuk do të ketë asnjë pikë shiu, zonat ku temperaturat do të shkojnë në 23 gradë (HRA

21 Tetor 2020, 06:21 Nga DOSJA
Diell dhe rritje temperaturash/ Sot nuk do të ketë asnjë

SHQIPËRI- Ditën e sotme nuk do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se sot do të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira. Ndërsa temperaturat e ajrit do të luhaten nga 4 deri në 23 gradë.

Parashikimi:

Moti në vendin tonë gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmë lindore të Shqipërisë. Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin kryesisht bregdetin. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. Rajoni dhe Evropa: Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Veri dhe qendër të Evropës duke sjellë shira, ku më problematike situata paraqitet në ishujt Britanikë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të erës. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet rajoni i Ballkanit dhe brigjet e Egjeut.

 J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 21 tetor 2020 moti 21 tetor 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2020, 20:05

Njëra prej grevisteve të Ballshit ka bërë një rrëfim prekës me djalin e saj, i cili punon në Dubai.Naftëtarja ka treguar që i biri 20 vjeçar ka nisur të ...