Politike

Pas ‘organizëm seksual’, Petrit Vasili bën sërish gafë: Koha për një papërgjegjshmëri të lartë

20 Tetor 2020, 19:52 Nga DOSJA

TIRANE– Ish-kryetari i LSI Petrit Vasili ka bërë sërish një tjetër gafë, këtë rradhë me shkrim në rrjetet sociale dhe jo live.

Ditën e sotme Vasili u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë “papërgjegjshmëri të lartë” në këtë kohë të pandemisë.

Të nderuar qytetarë, sot është koha për një papërgjegjshmëri të lartë profesionale dhe qytetarë. Përballë kemi një kryeminsitër që është armiku numër 1 i shëndetit publik të shqiptarëve. Ejani së bashku ta zbërthejmë rresht pas rreshti se çfarë ka bërë ky armik i shëndetit publik lidhur me pandeminë“, ka thënë mes rreshtash Vasili, ndonëse postimi i tij ka një orë që është publikuar dhe ende nuk është edituar.

Foto nga statusi i Petrit Vasilit
Postimi i Petrit Vasilit

Kjo gafë e tij vjen pas gafës së parë të bërë në dalje të një mbledhje në Këshillin Politik, ku ai ka thënë “organizëm seksual” në vend të “organizëm konsensual”, me të cilën ka shkaktuar jo pak të qeshura në rrjetet sociale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gafa e petrit vasilit petrit vasili gafa e petrit vasilit petrit vasili

Sondazh

Poll