Politike

“Pozitive vizita”/ Gazetari shqiptar tregon DETAJE: Si e pritën mediat greke ardhjen e Dendias në Shqipëri, prote

20 Tetor 2020, 19:36 Nga DOSJA
“Pozitive vizita”/ Gazetari shqiptar tregon DETAJE: Si e pritën

TIRANË– Gazetari shqiptar në Greqi, Aleksandër Marku ka treguar si është pritur marrëveshja me Shqipërinë, për t’ju drejtuar Gjykatës së Hagës për çështjen e detit. Marku, i ftuar në emisionin “Open”, ka treguar se mediat greke nuk e kanë pasqyruar fare protestën e organizuar nga PDIU dhe LVV, ndërsa Syriza ka kërkuar detaje lidhur me marrëveshjen.

PJESË NGA BISEDA: 

Eni Vasili: Si e kanë pritur mediat?

Aleksandër Marku: Lajmi i vizitës Dendias ka qënë kryesor. Po të mos ishte COVID dhe konflikti me Turqinë, do të ishte lajmi i parë. Mediat kanë transmetuar deklaratat e udhëheqësve. Theksohet se ishte klimë pozitive dhe e ngrohtë. “Pozitive vizita”-ka qënë kryefjala e kronikave. Pra në momentin e një konflikti mes Greqisë dhe Turqisë, vjen kjo marrëveshje që kërkoheshe. Do të vazhdojnë negociatat. Vetëm një gazetë ka përshkruar incidentin me protestën e çamëve, asnjë media tjeyët. Më ka ardhur çudi. Gazeta që financohet nga Syriza kërkon transparencë nga marrëveshja. Ndërsa Alpha thotë që nuk arritën të bien dakord, por ranë dakord që të shkojnë bashkë në Hagë. Ishte mesazh për Ankaranë që të ulen në marrëveshje pa armët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksandër marku ceshtja e detit me greqine ne hage aleksandër marku ceshtja e detit me greqine ne hage

Sondazh

Poll