Sport

Vetëm një javë zgjati aventura e Robinho-s te Santos, arsyeja është ministrja braziliane: Burg menjëherë!

20 Tetor 2020, 14:12 Nga DOSJA
Vetëm një javë zgjati aventura e Robinho-s te Santos, arsyeja

BRAZIL-Nje jave. Kaq zgjati aventura e Robinhos te Santos. Ish-sulmesi i Milanit dhe Real Madrid u rikthye në klubin e Santos, skuadër braziliane ku lojtari u formula,madje Robinho pranoi të luante për 230 euro në muaj,por kontrata u pezullua nga klubi i Vila Belmiro për shkak të një dënimi të fundit nga drejtësia italiane, e cila dënoi Robinhon me 9 vjet burg për shkak të dhunës seksuale që ndodhi në vitin 2013,kur Robinho luante me Milanin.

37-vjeçari i kthye në çështje në vendin karioka, aq sa presioni i madh e detyroi klubin e Santosit dhe vetë futbollistin të ndërprisnin kontratën vetëm disa ditë pasi ishte hedhur e zeza mbi të bardhë. Pati kundërshti nga të gjithë anët, madje Damares Alves, ministrja braziliane e të Drejtave të Njeriut, Familjes dhe Grave, përdori fjalë të forta ndaj lojtarit:

“Burg, menjëherë! Nuk kam fjalë të tjera për të shtuar. E di që e ka apeluar, por tani ka prova të  reja audio. Çfarë na duhet akoma? Burgu. Asnjë dhunues nuk mund të duartrokitet. Pritet vendimi i Apelit, por mendoj se gjithçka është shumë e qartë. Duke parë transkriptimet e asaj që ndodhi më bën të ndiej neveri. Ishte shumë e rëndë kur lexova atë që ishte transkriptuar, sidomos kur ka dalë nga goja e një futbollisti. Ne po flasim për një krim dhe agresori nuk meriton ndonjë konsideratë. Nuk duhet të bëjmë asnjë lëshim vetëm sepse ai është një lojtar i njohur futbolli. Ai duhet të vuajë dënimin e tij, atje ose këtu, menjëherë”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil milan robinho santos brazil milan robinho santos

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 11:22

Bojkoti drejt fundit, të premten verdiktet…

Nëse nuk ishte i bardhë “tymi”, i dalë nga takimi i sotëm midis Ligës Profesioniste dhe Ministrisë së Finanacave dhe Ekonomisë, të paktën ai ishte gri. Gjith&cc...

Sport 20 Tetor 2020, 10:34

“Tetori rozë”, thyen bojkotin…

TIRANE – Në kuadrin e “Tetorit rozë”,  një periudhë sensibilizimi dhe në mbështetje të femrave në luftën e tyre ndaj kancerit të gjirit, Federata Shqiptare e Fu...

Sport 20 Tetor 2020, 09:20

Dinamo, këtë sezon me fanelë portokalli!

TIRANE – Klubi i njohur kryeqytetas, Dinamo që luan në Kategorinë e Parë prej disa sezonesh, duket se ka nisur të ndryshojë me ardhjes së presidentit italian, M...

Sport 20 Tetor 2020, 07:31

Ronaldo “kërkon vaksinën” rusisht!

ITALI – Vërtet i izoluar, por Kristiano Ronaldo nuk po qëndron edhe aq pushim në këtë karantinim për shkak të pozitivitetit ndaj koronavirusit. Për fat të...

Sport 20 Tetor 2020, 06:53

VIDEO / Ky është Polsen, apo Van Basten?

GJERMANI – Ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar, por gjërat e bukur dhe të rralla mbeten në mëndje gjatë. Ndoshta Bundesliga nuk është ndër kampionatet më të f...

Sport 20 Tetor 2020, 07:03

Sot në mbrëmje, rikthehet Champions League

FRANCE – Sot rikthehet futbolli më i bukur në Europë, ai i Champions Leagues në sezonin e saj të ri. Pa dyshim që në aktivitetin më të madh të klubeve, të...