Art&Argëtim

“Çdo shqiptar duhet të krenohet me suksesin e saj”/ Deputetja serbe lavdëron këngëtaren me famë botërore: Dua Lipa ë

20 Tetor 2020, 12:27 Nga DOSJA
“Çdo shqiptar duhet të krenohet me suksesin e saj”/

SERBI- Ish-deputetja serbe Rada Trajkoviç në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka thënë se çdo person qoftë nga Kosova apo Shqipëria duhet të krenohet me suksesin e Dua Lipës. Sipas saj këngëtarja me famë botërore është një vajzë mbresëlënese dhe që ka korrur sukses në mbarë botë.

“Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, ka shkruar Trakoviç në Twitter, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin e jo ta ndajë.

Reagimi i saj vjen pasi Dua Lipa është radhitur si një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave duke thyer rekord botëror.

(A.K.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa rada trajkoviç dua lipa rada trajkoviç

Sondazh

Poll