Art&Argëtim

SHKEL DY LIGJE! Brenda mbledhjes së PS-së, qytetari heq maskën dhe ndez cigaren. Kumbaros s’i bën përshtypje

19 Tetor 2020, 19:46 Nga DOSJA
SHKEL DY LIGJE! Brenda mbledhjes së PS-së, qytetari heq maskën

GJIROKATSËR– Deputetja socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me banorët e Tepelenës dhe fshatrat e Gjirokastrës ku dhe ka mbajtur fjalime të ndryshme.

Ajo ka vizituar, shkollat, qendrat artizanale dhe shumë vende të tjera. Por ajo që ka rënë në sy është se shumë persona nuk kanë zbatuar rregullat e Covid-19 e sidomos vendimin e fundit që është marrë nga qeveria, ‘vendosja maskës me detyrim’.

Ndërkohë në një foto e cila është publikuar në rrjetet sociale shihet se teksa Kumbaro është duke folur  brenda një dhome, Tërmet ‘publiçitari’ heq maskën dhe pi cigare, dhe  mesa duket nuk e vret shumë mendjen se për çfarë po flet deputetja. Por ky veprim nuk ka rënë as në sytë e deputetes pasi ajo shihet se vazhdon fjalimin e saj normalisht.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale mirela kumbaro mirela kumbaro

Sondazh

Poll