Art&Argëtim

“Mendoja se Kourtney do më gjente të vdekur në dhomë”, Kim Kardashian rrëfen mes lotësh ngjarjen më të frikshme të

20 Tetor 2020, 08:59 Nga DOSJA
“Mendoja se Kourtney do më gjente të vdekur në

Kim Kardashian ishte e ftuar në emisionin “My Next Guess Needs No Introduction” të David Letterman, e cila ka rrëfyer me detaje ngjarjen më të frikshme të jetës së saj që lidhet me rrëmbimin e ndodhur para 4 vitesh ku vodhën sendet me vlerë të motrës së saj në një hotel në Paris. Atë kohë Kim ka udhëtuar në Paris së bashku me motrën e saj Kourtney, ku kjo e fundit kishte marrë me vete të gjitha bizhuteritë e saj me një vlerë marramendëse.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka rrëfyer se mbrëmjen e grabitjes motra e saj Kourtney ishte larguar nga hoteli së bashku me truprojën duke e lënë atë të vetme në dhomë. Më pas ajo kujtoi në emision se gjatë orës 3 të mëngjesit kishte dëgjuar disa zhurma nëpër shkallë dhe po kuptonte se disa njerëz po i afroheshin dhomës së saj, prandaj kishte vendosur të kërkonte menjëherë ndihmë.

Gjatë momentit së rrëfimit ajo ka shpërthyer në lot duke treguar se në momentin e grabitjes ishte e veshur vetëm me një rrobdishan dhe mendonte se ndonjë nga hajdutët mund ta përdhunonte.

“Po mendoja, ‘Në rregull, tani do të më përdhunojnë. Kjo do të ndodhë, thjesht përgatitu. Kështu që u përgatita dhe pastaj nuk e di pse po qaj, kam folur për këtë më parë dhe pastaj ai më lidhi me pranga dhe kravata me zinxhir dhe pastaj më vendosi shirit ngjitës në gojë e në sy”- ka rrëfyer Kim mes lotësh.

Gjithashtu ajo ka vazhduar duke u rrëfyer se mos motra e saj do tu kthente në dhomën e hotelit për ta shpëtuar.

Mendoja vetëm për Kourney, mendoja se ajo do të vinte në shtëpi dhe do të më gjente të vdekur në dhomë dhe do të mbetej e traumatizuar për gjithë jetën”- ka rrëfyer shprehur Kim.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kim kardashian west kourtney kardashian kim kardashian west kourtney kardashian

Sondazh

Poll