LA CROIX (1958) / RRËFIMI EKSKLUZIV I PILOTIT TË AVIONIT BRITANIK “SKYMASTER” PAS ULJES SË DETYRUAR NË TOKËN SHQIPTARE
20 Tetor 2020, 06:36Nga DOSJA
“La Croix” ka botuar, të martën e 7 janarit 1958, në faqen numwr 8, një shkrim në lidhje me rrëfimin e pilotit të avionit britanik “Skymaster” pas uljes së detyruar në tokën shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Piloti i “Skymaster-it” i ndaluar në Tiranë : “Ne u trajtuam mirë nga policët shqiptarë”
Avioni britanik, i ndaluar që prej 31 dhjetorit nga autoritetet shqiptare, mbërriti në fushën e aviacionit të Hurn-it, afër Bournemouth-it, pas një ndalese të shkurtër në Brindizi, për t’u furnizuar me karburant.
Skymaster-i, tha piloti, duhet të kishte fluturuar në mes të korridorit ajror që ndan Shqipërinë dhe Greqinë. Por, për shkak të motit të keq, avioni devijoi trajektoren e tij rreth 12 kilometra. Pastaj u shfaqën dy Mig-ë (avionë rusë), duke më bërë të qartë se ata donin që unë të zbarkoja (ulesha), gjë që bëra.
Besoj, vazhdoi piloti-kapiten Kozubski, se ishin policë ata që më morën në pyetje. U shpjegova që moti i keq më kishte devijuar itinerarin. Marrja në pyetje zgjati rreth shtatë orë ditën e parë dhe vazhdoi të nesërmen. Por policët kanë qenë gjithmonë të sjellshëm dhe miqësorë dhe më dhanë cigare angleze. Ekuipazhi u dërgua në një hotel ku ruhej nga policia civile, por u trajtua shumë mirë.
Para se të niseshim, shtoi kapiteni, ne ngritëm reciprokisht dolli për shëndetin tonë. Nuk kishte asnjë inat. Shqiptarët kishin bërë vetëm detyrën e tyre.
A do të jetë incidenti një pretekst për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike ?
Qeveria britanike po pret një raport të hollësishëm nga ekipi i Skymaster-it para se të vendosë nëse një veprim diplomatik është i nevojshëm.
Vëzhguesit diplomatikë pyesin nëse incidenti do të rezultojë në një rifillim të marrëdhënieve diplomatike midis Anglisë dhe Shqipërisë, të ndërprera që nga lufta. Që prej dy vitesh, Shqipëria ka hedhur në heshtje hapat për një rifillim të tillë. Londra mendon se Shqipëria duhet së pari të paguajë 800.000 paund dëmshpërblim ndaj Britanisë së Madhe si rrjedhojë e vendimit të gjykatës ndërkombëtare për humbjen e dy shkatërruesve (anijeve) anglezë në ujërat shqiptare në 1946.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DashiHëna është e favorshme: një lajm i shkëlqyeshëm për ndjenjat, dashuria është në plan të parë. Në frontin e punës, shmangni polemikat e panevojshme. Shpesh ...
GJIROKATSËR– Deputetja socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me banorët e Tepelenës dhe fshatrat e...
TIRANË– Këngëtarja e njohur Enca ka festuar mbrëmë 25 vjetorin e lindjes. E rrethuar nga miqtë dhe njerëzit e saj të dashur Haxhia e ka djegur mesnatën e d...
TIRANË- Ditën e sotme moderatorja, Arbana Osmani dhe regjisori, Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali. Lajmin e bukur fillimisht e ka bërë Grishaj, i ...
SHBA– Debatit për ngjyra i shtohet dhe një tjetër: Ai i atleteve të këngëtares Billie Eilish.Këngëtarja ka postuar në instastory një foto ku shihen atlete...
TIRANE-Regjizori Eduart Grishaj dhe moderatorja Arbana Osmani janë bërë prindër për herë të parë së bashku. Lajmin e bukur e ka dhënë regjizori pasi ndau para p...
DashiNjë ditë e shkëlqyeshme për ndjenjat: ajo që ka lindur në shtator nuk duhet të shkatërrohet. Sa i përket punës, që nga fillimi i vitit ka diçka që n...
Këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka ardhur me një rrëfim ndryshe, këtë herë ajo ka fol...