Art&Argëtim

“I shkreti ai burrë që do martohet me mua”, Lei Kraja rrëfen sfidën e mashkullit ideal

20 Tetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
“I shkreti ai burrë që do martohet me mua”, Lei Kraja

TIRANË – Ditën e sotme, moderatorja sportive Lei Kraja ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, e cila ka zbuluar sfidën më të vështirë që duhet të kalojë pretendenti për t’u bërë burri i saj në të ardhmen. Sipas moderatores do të jetë mamaja saj e cila do të vendosë për lidhjen e saj, pasi ajo dëshiron një mashkull ideal dhe perfekt për vajzën e saj.

E pyetur nëse e shikon veten e saj me një mashkull futbollist në të ardhmen, ajo nuk ka hezituar për t’iu përgjigjur pyetjes duke u shprehur:

“Mami është sfida më e vështirë. I shkreti ai burrë që martohet me mua. Do të keni një vjehrrë shumë të vështirë. Nuk ka një njeri mjaftueshëm të mirë sipas mamit. Servilizëm jo, këtë e ka shumë inat. Asnjë djalë nuk e ka penguar këtë pengesë. Unë për jetën private nuk flas kurrë. Kur të jem e martuar do ju them. Horoskopi më ka thënë që 29-vjeçe do i bëj të gjitha këto gjerat. Pika ime më e fortë dhe më e dobët është sinqeriteti.

Futbollistët e kampionatit shqiptar janë më të vuajturit për momentin, për sa i përket bojkotit. Kanë kaluar një vit shumë të vështirë për sa i përket pandemisë, planet janë prishur në merkato.”

Gjithashtu moderatoren e kanë pyetur nëse ajo e shikon veten e saj me ndonjë futbollist në të ardhmen, por me sa duket nga përgjigjia që ka dhënë duket se është në dilemë.

“Kur e ke afër nuk e do. Dua ti kem larg që t’i dua. Siç kam thënë nuk e bëj jetën me plane. Të dalë një futbollist që dashurohem ok, por nuk e di. Edhe babin e kam pasur futbollist, edhe një tjetër futbollist, (aman). Nuk e di, mbase ndonjë ish-futbollist”– është shprehur bukuroshja, Lei Kraja.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz lei kraja lei kraja

Sondazh

Poll