Art&Argëtim

E veshur me të bardhë dhe mjaft provokuese/ Enca feston 25 vjetorin e lindjes, këngëtarja hedh dyshime, shfaqet në krahët

19 Tetor 2020, 19:17 Nga DOSJA
E veshur me të bardhë dhe mjaft provokuese/ Enca feston 25 vjetorin e

TIRANË– Këngëtarja e njohur Enca ka festuar mbrëmë 25 vjetorin e lindjes. E rrethuar nga miqtë dhe njerëzit e saj të dashur Haxhia e ka djegur mesnatën e djeshme. Këngëtarja mblodhi miqtë e saj më të mirë në një “pajama party” gjigante dhe mes tyre nuk munguan as disa nga personazhet më të njohur si Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Irgen Çela e shumë të tjerë.

Ajo festoi deri në orët e para të mëngjesit me të gjithë të ftuarit dhe sapo ora trokiti 00:00 fiku qirinjtë e tortës 3-katëshe, në të cilën binin në sy disa kukulla në miniaturë me veshje provokuese. Këngëtares përveç dhuratave  nuk munguan as përkëdheljet.

Në një foto që ka postuar këngëtarja në rrjetet sociale shihet se në një moment ajo është kapur në krah një burrë burrë ‘gjigant’ dhe me trup të palestruar.

Ajo në krahët e tij shihet mjaft e lumtur dhe veshja e saj është mjaft provokuese. Nuk dihet se kush burri që mban në krahë Encën por siç duket ka qenë një nga të ftuarit në ditëlindjen e këngëtares.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz enca haxhia enca haxhia

Sondazh

Poll