Politike

E tha Rama, ministri grek e vijon: Për detin do të shkojmë në Hagë, është e drejta jonë ndërkombëtare, me Cakajn disku

20 Tetor 2020, 11:49 Nga DOSJA
E tha Rama, ministri grek e vijon: Për detin do të shkojmë

TIRANË– Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka konfirmuar faktin që për çështjen e detit Shqipëria dhe Greqi do t’i drejtohen instantace ndërkombëtare.

Gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur me kryeministrin Edi Rama, Dendias tha se do të shkojnë pikërisht në Gjykatën e Hagës për këtë çështje. Ai u shpreh se edhe gjatë takimit me Cakajn, u diskutua ndarja e kufijve detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë çdo përpjekje, sikundërse u shkon për shtat dhe vendeve europiane. Duke mbajtur sigurisht dhe marrëdhënie të mira Shqipëri-Greqi. Dua të përfshijmë gjithçka që ju doni, çfarëdo që ju dhe qeveria juaj ka dëshirë dhe është dakort që ta bëjë. Edhe me ministrin Cakaj kishim një tematikë shumë të gjerë diskutimesh. Diskutuam për tematikën e vendosjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si bazë do të ketë marrëveshjen e OKB-së. jam shumë i lumtur të përsëris atë që tha dhe vetë kryeministri Rama. Kështu ne do të zbatojmë të drejtën tonë ndërkombëtare dhe do të shkojmë në Gjykatën e Hagës,”- tha Dendias.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nikos dendias nikos dendias ne tirane nikos dendias nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll