Politike

Rama pret Dendias: S’do e harroj kurrë momentin e shpëtimit të një djali nga trupat greke, jemi fqinj por s’e kemi zgjed

20 Tetor 2020, 11:30 Nga DOSJA
Rama pret Dendias: S’do e harroj kurrë momentin e shpëtimit

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka pritur në hollin e kryeministrisë, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Rama falenderoi Dendias për ndihmën që iu dha Shqipërisë gjatë gërmimeve për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

“Sinqerisht asnjëherë nuk do e harroj momentin e nxjerrjes së një djali të ri nga rrënojat nga trupat e shpëtimit të ardhura nga Greqia. Ata djem të ardhur me uniformë tjetër, nga një vend tjetër, sakrifikuan jo pak dhe ishin gati të sakrifikonin dhe jetën, pas orësh e orësh ku përparohej me milimetra në një pallat të tërë që ishte rrëzuar. Kështu që me atë kujtim të fortë dhe të paharrueshëm, sot, e mikpresim këtu, mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të të ardhmes si dy fqinj që nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin, por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh, dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën.”-tha Rama. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama nikos dendias ne tirane edi rama nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 10:12

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pqërsëritur fjalët e Presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë tha se kryemi...