Politike

“Del si Loli me Colin”/ Basha i përgjigjet Ramës: Papërgjegjshmëria jote e çoi në kolaps shëndetësinë (VIDEO)

20 Tetor 2020, 11:08 Nga DOSJA
“Del si Loli me Colin”/ Basha i përgjigjet Ramës:

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur me shifra deklaratve që dha ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale sipas Bashës Shqipëria është vendi me buxhetin më të ulët për shëndetësinë në Europë dhe me numrin më të ulët të testimeve për Covid 19. Ndër të tjera Basha shkruan shëndetësia ndodhet në kolaps për shkak të papërgjeshmërisë së Ramës. Ndërkohë Basha shprehet se zgjidhja e vetme që duhet bërë në këtë periudhë është është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Postimi i Bashës

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre. Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 10:12

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pqërsëritur fjalët e Presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë tha se kryemi...

Politike 20 Tetor 2020, 09:43

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se fitorja e Opozitës së Bashkuar,ë shtë e garantuar kundrejt atyre ‘...