Politike

“Ke dalë nga shinat”/ Meta i nxjerr foton me muskuj Ramës: Jam stërvitur vetëm për peshat e rënda

20 Tetor 2020, 11:28 Nga DOSJA
“Ke dalë nga shinat”/ Meta i nxjerr foton me muskuj Ramës:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili paraditen e sotme nga mbledhja në selinë rozë, tha se kishte dalë nga shinat. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një foto të 35 viteve më parë, kohë kur stërvitej për peshëngritje. Krah fotos, si një përgjigje të koduar për Ramën, Meta shkruan se është sërvitur për tu marrë me pesha të rënda.

I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë. Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive. E falendëroj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit. Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve. Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!”- shkruan Meta.

Më herët, Rama tha për Metën se nuk është President dhe se ka dalë nga shinat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 10:12

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pqërsëritur fjalët e Presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë tha se kryemi...