Politike

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi në kollare dhe yllin komunist me 5 cepa, Rama pozon me nota patriotizmi në konferencën me minis

20 Tetor 2020, 11:45 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar ditën e sotme me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, ku dhe kanë mbajtur një konferencë për shtyp.Fokusi kryesor në këtë takim ka qenë çështja e Detit Jon. Por ajo që ka rënë në sy ishte paraqitja e kryeministrit të Shqipërisë, i cili nuk harron detajet në veshjen e tij. Edi Rama ditën e sotme në takimin me Dendias nëpërmjet veshjes ka shfaqur nota patriotizmi. Rama ka veshur një kostim të zi por ajo që bie në pah është kollarja e tij me flamurin shqiptar. Ndërsa poshtë shqiponjës është pikasur edhe ylli komunist me 5 cepa, megjithatë Rama nuk e ka komentuar veshjen e tij dhe sqarimin e historisë që mund të fshihet pas kollares së tij.

Kryeministri Edi Rama ka pritur në hollin e kryeministrisë, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Rama falenderoi Dendias për ndihmën që iu dha Shqipërisë gjatë gërmimeve për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll