Politike

‘Lufta’ zhvillohet jashtë/ Cakaj pas takimit me Dendias: Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare

20 Tetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
‘Lufta’ zhvillohet jashtë/ Cakaj pas takimit me Dendias: Greqia

TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar pas takimit me homologun grek Nikos Dendias, të cilin e priti sot në zyrë. Ndërkohë që jashtë ambienteve të takimit të tyre, zhvillohej një luftë mes policisë dhe protestuesve, Cakaj shkruan në një reagim zyrtar se Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Me homologun grek, vlerësuam bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe. Në takim, u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023. Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve,”– shkruhet ndër të tjera në reagimin e ministrisë së Jashtme.

Paralelisht me takimin, jashtë ambienteve yë Ministrisë së Jashtme, PDIU dhe Vetëvendosje u përplasën me policinë. Anëtarët e partive kundërshtojnë ardhjen e Dendias në Tiranë. Policia kërkon të bëjë shpërndarjen e tyre për të mos lejuar grumbullimet, në zbatim të aktit normativ që ndalon grumbuj njerëzish bashkë. Situata është përkeqësuar në momentin kur ka kaluar eksorta e ministrit të Jashtëm grek, për të hyrë në ambientet e MPEJ, kur protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë nën thirrjet “Turp turp”. Në këtë moment, Forcat Shqiponja kanë shoqëruar kreun e VV në Tiranë, Boiken Abazi dhe 22 aktivistë të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj nikos dendias gent cakaj nikos dendias

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 10:12

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pqërsëritur fjalët e Presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë tha se kryemi...

Politike 20 Tetor 2020, 09:43

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se fitorja e Opozitës së Bashkuar,ë shtë e garantuar kundrejt atyre ‘...