Politike

“Shkelje e të drejtave”/ Rama i përgjigjet Metës: Gjoba për maskën është më e ulëta, imagjinoni Mbretëreshën e An

20 Tetor 2020, 09:31 Nga DOSJA
“Shkelje e të drejtave”/ Rama i përgjigjet Metës:

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së djeshme të presidentit Ilir Meta, i cili tha se gjoba në faturën e OSHEE, për mbajtjen e maskës, shkel të drejtat e njeriut. Rama tha se një deklaratë e tillë nuk ndodh në asnjë vend evropian, ku gjoba për mosmbajtjen e maskës është edhe më e lartë.

“Flet për gjobën presidenti si shantazh ndaj të drejtave të njeriut. Për të, si president që vetëm nuk është, s’ka asgjë tjetër rëndësi përveç dëshpërimit të njerëzve. Do të mbledhë për në fund tek ajo SHPK-ja e tij. Imagjinoni mbretëreshën e Anglisë që të dalë dhe të thotë që gjoba për maskën që në Britani është më e madhja në botë, është shantazh. Imagjinoni kancelaren, presidentin e Francës, Italisë ndërkohë që sot, gjoba në New York shkon në 15 mijë dollarë për shkelje të rregullave dhe për mosvendosje të maskës, dhe nëse vrapon nuk merr gjobë.”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Task-Forcën e ngritur nga qeveria për të siguruar zbatimin e vendimit për maskat. Rama tha se ky rrjet inspektorësh nuk ka lidhje me gjobat, dhe shtoi se vendimi për maskat duhet zbatuar për të shmangur një karantinë të dytë që do të ishte fatale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjoba per maskat ilir meta edi rama gjoba per maskat ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 09:06

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me padinë e depozituar nga Partia Demokratike për Lefter Kokën, në lidhje me çështjen...