Politike

Monika Kryemadhi: Ilir Meta s’e shkel ligjin as për fëmijët e tij, Parlamenti të mos shpërndahet…Rama në frikë për a

20 Tetor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi: Ilir Meta s’e shkel ligjin as për fëmijët

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dalë sot përpara gazetarëve, ku ka prekur temat më të nxehta politike që janë diskutuar ditët e fundit. Kreymadhi komentoi padiën e dorëzuar në SPAK (Prokuroria e Posaçme), nga ana e Partisë Demokratike për inceneratorin e Tiranës. E pyetur nga gazetarët, në lidhje me Lefter Kokën, i cili është paditur si ish-ministër Mjedisi, Kryemadhi u distancua, teksa u shpreh se LSI-ja nuk mban përgjegjësi për askënd që dëshiron të pasurohet në kurriz të qytetarëve. Kryetarja e LSI-së u shpreh gjithashtu se Koka ka ndërhyrë në strukturat e Partisë së LSI-së, në mënyrë që këta të fundit të heshtnin, por që Kryemadhi se ka bërë këtë gjë.

E pyetur në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, koalicionet dhe për mënyrën se si do të futet LSI-ja në zgjedhje, Kryemadhi u tregua e prerë, teksa shtoi se e vtmja gjë që nuk preket është logoja e partisë së saj. Për detajet e tjera, ajo tha se do të diskutohet më vonë.

Debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, Kryemadhi tha se e shikon si një ftesë të Ramës ndaj Metës, në mënyrë që të shpëtojë kokën e tij. Thirrjen e Fatmir Mediut për shpërndarjen e Parlamentit, Kryemadhi e konsideroi të panevojshme për momentin. Ajo tha se nuk do t’i kërkonte asnjëherë Presidentit Meta që të shpërndante parlamentin. E pyeutr nëse ishte e bindur që socialistët do të zgjidhnin të votonin LSI-në në vend të PS-së, Kryemadhi tha se në Durrës ka mundur Fatos Nanon, kur ky i fundit, mendonte se e kishte të sigurtë. Përsa u përket dhënies së nënshtetësive nga Ilir Meta, Kryemadhi tha me bindje se Meta nuk e shkel ligjin as për fëmijët e tij. ajo përsëriti fjalët e këtij të fundit, teksa shtoi se kush e ndjen veten peng, mund të largohet nga politika.

Ndërsa komentoi edhe njëherë fjalët e gruas nga greva e urisë në Ballsh, e cila një ditë më parë tha se Monika Kryemadhi ishte tallur me to gjatë vizitës që u bëri. Edhe pse publikoi videon dhe akuzoi se gruaja që i kishte thënë këto fjalë ishte e dërguar posaçërisht për të, Kryemadhi e komentoi sërish sot këtë çështje. Ajo tha se ajo video ishte një mashtrim që sipas saj tregonte se sa poshtë janë pjesëtarët e PS-së, sa e pamoralshme është mënyra se si kanë ndërtuar jo vetëm jetën e tyre në institucionet që ndërtojnë, por se si sipas saj, fusin në llumin e tyre, kërcënojnë edhe qytetarë apo hallexhinj si zonja në fjalë me bukën e gojës së djalit, i cili sipas Kryemadhit punon në Bashkinë e Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi 20 tetor 2020 monika kryemadhi monika kryemadhi 20 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Nga selia rozë kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit u shpreh se qeveria është një organizatë kriminale. Gjatë f...

Politike 20 Tetor 2020, 07:32

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shfaqet kryeministri Edi Rama teksa iu ndërpret fjalën gazetareve. Madje ka momente që kryemin...