TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me padinë e depozituar nga Partia Demokratike për Lefter Kokën, në lidhje me çështjen e inceneratorëve. E pyetur në lidhje me këtë çështje, Kryemadhi tha se LSI-ja nuk mban përgjegjësi pasi nuk ka qenë palë në asgjë. Ajo shtoi gjithashtu se Koka, ka tentuar që të futet dhe në strukturat e partisë së LSI-së në mënyrë që ata të heshtnin, por që kjo gjë, nuk është bërë sipas Kryemadhit.
“LSI-ja do të mbante përgjegjësi nëse do të ishte palë, ka qenë zoti Petrit Vasili ai që ka kundërshtuar i pari inceneratorët. Koka ka tentuar që të ndërhyjë dhe në strukturat e partisë, që ne të heshtnim për këtë çështje. Unë do ju kujtoja para dy viteve, kur Monika Kryemadhi ka qenë në krye të protestës në Verri të Fierit. Nuk bëjmë kompromis me askënd që do të shtojë pasurinë e tij në kurriz të qytetarëve,”– tha Kryemadhi.
Partia Demokratike depozitoi një ditë më parë padinë në SPAK për inceneratorin e Tiranës. Mes të paditurve ishte edhe Lefter Koka, si ish-ministër i Mjedisit. Bashkë me kryeministrin Edi Rama, Kryebashkiakun Erion Veliaj, Arben Ahmetajn si ish-ministër të financave, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, akuzohen nga Partia Demokratike për veprat penale: “grup të strukturuar kriminal”, “shpërdorim detyre”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Me anë të kësaj padie, PD-ja kërkon pezullimin e ushtrimit të detyrës publike për të akuzuarit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dalë sot përpara gazetarëve, ku ka prekur temat më të nxehta politike që janë diskutuar ditët e fun...
TIRANË– Efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit e PDIU të cilët janë grumbulluar përpara Ministrisë së Jashtme pasi janë kundër vizitës së Niko...
TIRANË– Pas mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit e qarqeve, kryeministri Edi Rama para gazetarëve e quajti padinë e Partisë Demokratike në SPAK për &cced...
TIRANË– Nga selia rozë kryeministri Edi Rama foli edhe për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe bërjen e kësaj të fundit funksionale. R...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me ekonominë e Shqipërisë.Sipa...
Politike20 Tetor 2020, 08:12
TIRANË- Nga selia rozë kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit u shpreh se qeveria është një organizatë kriminale. Gjatë f...
TIRANË- Ditën e sotme në orën 11:00 ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të mbërrijë në Tiranë për të zhvilluar në vizitë zyrtare. Dendias do të takohe...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim prej një ore me drejtuesit politikë në qarqe, ku diskutoi dhe dha porositë për zgjedhjet...
Politike20 Tetor 2020, 07:32
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shfaqet kryeministri Edi Rama teksa iu ndërpret fjalën gazetareve. Madje ka momente që kryemin...
TIRANË-Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga landfilli i Sharrës në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, e cila sipas tij kër...