Politike

Ngrihet Task-Forcë për maskat, Rama-inspektorëve: S’jeni në terren si gjobëvënës, por për monitorim dhe këshillim! Ma

20 Tetor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Ngrihet Task-Forcë për maskat, Rama-inspektorëve: S’jeni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të ngrihet nga qeveria një “Task-Force” e re, e cila do të ketë për detyrë të monitorojë zbatimin e masave anti-covid, e konkretisht zbatimin e vendimit për të mbajtur maskat. Kryeministri Edi Rama, tha se një mbyllje e dytë do të ishte fatale prandaj kërkoi një vëmendje shtesë nga të gjithë institucionet përkatëse.

Në prezantimin e rrjetit të inspektorëve, shefi i qeverisë, saktësoi se kjo taskë-forcë nuk do të jetë një grup gjobëvënësish, pasi gjobat ngelen një kompetencë e policisë, por kanë rol këshillues dhe monitorues për të njoftuar efektivët kur nuk respektohen rregullat anti-covid.

E pra prandaj ne kemi vendosur të krijojmë këtë rrjet inspektorësh që funksionojnë në ditë normale për sigurinë e jetës që nga puna tek mjedisi, tek ushqimi dhe natyrisht tek banat dhe shëndeti dhe në rrugë sipas hartës të vënë në dispozicion dhe të përditësuar çdo javë janë edhe burimet më të mëdha të rrezikut. Për të qenë në rrugë jo për të vënë gjoba, ato i bënë policia por për të sensibilizuar dhe komunikuar dhe natyrisht dhe për të lajmëruar policinë për të bërë detyrën.”-tha Rama. 

Kryeministri foli edhe për deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili kundërshtoi dje vendimin e qeverisë për të dërguar gjobën për mosmbajtjen e maskës tek fatura e OSHEE. “Imagjinoni presidentin e Francës, Gjermanisë, Italisë…imagjinoni Mbretëreshën e Anglisë që të thotë se gjoba është shantazh”-tha Rama.

Një krahasim interesant e pati edhe për maskën. “Është si taksa, e paguan jo se e ke pasion, por se e ke detyrim ta paguash“-tha Rama.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama task forca per maskat edi rama task forca per maskat

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 09:06

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me padinë e depozituar nga Partia Demokratike për Lefter Kokën, në lidhje me çështjen...